Telegrafi

Dëshmitari që pa aksidentin e policëve: Gjeta prangat e armët e policëve, por njerëz nuk pashë (Video)

Një person i cili ka parë aksidentin e veturës që ishte me dy policë, tashmë të zhdukur në lumin Lepenc, ka treguar për Klan Kosovën se çfarë kishte ndodhur natën e aksidentit.

Ai i ka thënë Klan Kosovës se e ka parë aksidentin dhe menjëherë ka shkuar në vendin e ngjarjes.

Ky burrë ka thënë se kanë qenë 2-3 tre minuta derisa ka arritur të vetura e rënë në lumin Lepenc, njofton Klan Kosova.

Dëshmitari tha se në vendin e ngjarjes gjeti pranga të policisë dhe armët e tyre, por njerëz nuk pa asnjëherë.

Ndryshe, kërkimi për dy policët është ndërprerë për sonte, për të vazhduar nesër herët në mëngjes.

Deri tani, kërkimet kanë rezultuar me gjetjen e disa pjesëve të veturës së policisë.

https://www.youtube.com/watch?v=dZIE1BJq__o