Site icon Telegrafi

Dëshmitari që ndihmoi shoferin e autobusit përlotet në rrëfimin për aksidentin në Llaskarcë të Shkupit (Video)

Dëshmitari i cili ka qenë i pranishëm gjatë përmbysjes së autobusit në rrugën Shkup-Tetovë, në një deklaratë për TV21 ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.

Ai tha se ka qenë ai që shoferin e autobusit e ka transferuar në spital, për të cilin tha se nuk ka qenë në gjendje të rëndë, por nuk ka pasur vetëdije, njofton Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Policia e Maqedonisë vazhdon hetimet, autobusi ende i përmbysur (Video)

Ai më tej shpjegoi se me veturën e tij ka bartur edhe 5 të lënduar të tjerë, ndërsa shtoi se ajo që ka përjetuar nuk mund të përshkruhet me fjalë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti në rrugën Shkup-Tetovë

Dëshmitari tha se edhe fshatarët tjerë kanë ndihmuar./Telegrafi/

Exit mobile version