Disa njerëz besohet se janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.
Siç raportojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, blerësit e tmerruar u panë duke vrapuar drejt ndonjë vendi të sigurt pasi një person i armatosur me një ‘armë automatike’ hapi zjarr në qendrën tregtare Field’s në Kopenhagë.
Ende nuk është konfirmuar se sa persona janë qëlluar në vendin e ngjarjes, vetëm disa qindra metra larg Royal Arena.
BREAKING NEWS: One person has been arrested following a shooting at the Field's shopping centre in Copenhagen, according to Danish police.
Latest: https://t.co/9JDAxwGY0L
📺 Sky 501, Virgin 602, Freeview 233 and YouTube pic.twitter.com/17PaUVCQZe
— Sky News (@SkyNews) July 3, 2022
Një person – identiteti i të cilit nuk dihet ende – është arrestuar.
Ndërkohë dëshmitarët kanë përshkruar ngjarjen duke thënë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri teksa “kaosi” shpërtheu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme.
Nënat u panë duke kapur në krahë foshnjat ndërsa blerësit e tmerruar u larguan nga skenat horror.
#BREAKING shooting rampage in Copenhagen, Denmark; Several people shot according to Danish police
https://t.co/ywh4RJvt6k— Amichai Stein (@AmichaiStein1) July 3, 2022
Emilie Jeppesen, 20 vjeçe, i tha mediave të Danimarkës: “Nuk e dinim se çfarë po ndodhte. Papritur kishte vetëm kaos kudo”.
“Ne ishim ulur dhe po prisnim për të ngrënë dhe papritmas pamë njerëz që vraponin”.
Armed police rush to the Field's shopping centre in Copenhagen following reports of several people being hit by gunshots.
Latest: https://t.co/JjQ6ZeZipe pic.twitter.com/VlkCcpszPb
— Sky News (@SkyNews) July 3, 2022
“Pastaj ne fillimisht menduam ‘pse po vrapojnë këta njerëz?’ Por më pas ne mund të dëgjonim të shtëna”.
Ndërsa shoku i saj Astrid Kofoed Jørgensen shtoi: “Të gjithë në restorant dolën nga kuzhina dhe më pas atje dëgjuam tre ose katër të shtëna”. /Telegrafi/