Site icon Telegrafi

Dëshmia e Zuckerbergut para Parlamentit Evropian do të jetë publike

Pas një ndryshimi të planeve, publiku mund të dëgjojë dëshminë e shefit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg, para Parlamentit Evropian.

Zuckerberg do të përgjigjet lidhur me shqetësimet për privatësinë e përdoruesve të këtij rrjeti, gjë të cilën më parë e kishte bërë para senatit amerikan.

Presidenti i trupit dëgjues nga BE-ja, Antonoi Tajani, ka bërë të ditur se takimi 75 minutësh do të transmetohet drejtpërdrejt.

Fillimisht kishte qenë e planifikuar që ky takim të jetë i mbyllur për publikun.

Dëshminë e Zuckerbergut do të mund ta ndiqni në faqen zyrtare të Parlamentit Evropian, të martën nga ora 18:15 deri në 19:30 sipas kohës britanike.

Exit mobile version