Site icon Telegrafi

Dëshmia e Kim Kardashian: Grabitësit ishin amatorë

Kim Kardashian ka deklaruar se grabitësit të cilët i vodhën bizhuterit me vlerë 11 milionë dollarë një javë më parë ishin një grup amatorësh.

Burime për ‘’TMZ’’ mësojnë se ajo i ka thënë policisë se ata ishin plot mëdhyshje dhe pasiguri. Ata bënin ecje të pakuptimta dhe herë pas herë i vendsnin një armë në kokë duke e kërcënuar pa asnjë motiv logjik.

Lexo po ashtu Gjendet një prej stolive të vjedhura të Kim, kërkohen gjurmë

Edhe për sa i përket veshjes së tyre si polic, Kim është shprehur se veshja e tyre dukej më shumë si një kostum i blerë në një dyqan për veshjet për Halloween.

Grabitësit kanë përdorur një çantë shpine për të vendosur bizhuteritë në të. Por ata janë treguar kaq të ”kujdesshëm” saqë… gjerdani me vlerë 33 000$ u kishte rënë në rrugë kur po ia mbathnin.

Exit mobile version