Dëshmi që tregojnë se pse është e rëndësishme t’i pastroni duart ashtu si rekomandojnë mjekët, imazhet me rreze ultravjollcë nxjerrin në pah bakteret që mbesin
Burim Tmava
A janë teknikat e juaja efektive kur bëhet fjalë për pastrimin e duarve? Good Health ka përdorur kamera me rreze ultravjollcë për t’i testuar këto metoda – nga ajo më e thjeshta pa ujë e deri te ajo që rekomandohet me sapun dhe fërkim të mirë deri në 20 apo 30 sekonda.
Se për çfarë bëhet fjalë shikoni fotografitë e publikuara më poshtë ku shihen se si duart e njeriut janë “magnet” për mikrobe – edhe për këtë autori i fotografive përdori një lloj paste që i vë në pah më mirë pjesët ku nuk janë pastruar mirë duart, transmeton Telegrafi.
Ky lloj kremi shkëlqen kur shikohet me rreze ultravjollcë, duke treguar qartë pjesët që nuk janë pastruar mirë. Fotografitë e publikuara tregojnë gjashtë metoda të pastrimit si dhe efikasitetin e tyre, në veçanti këto kur e tërë bota është ngritur në këmbë ngas coronavirusi që po përhapet me shpejtësi të madhe.