Site icon Telegrafi

Dëshmi që Ferrari i garave nuk është për rrugë të zakonshme (Video)

Të gjithë kanë dëshirë të vënë duart mbi timonin e Ferrarit, për të bërë një xhiro të shpejtë dhe të zhurmshme nëpër qytet. Por, kjo ëndërr mund të jetë një eksperiencë e mundimshme, sepse kjo makinë e destinuar për gara është e krijuar për terren shumë të rrafshët dhe për shoferë me përvojë.

Së pari, këto makina janë tepër të shpejta, nuk kanë kondicioner ajri dhe sistem balancimi, si dhe hapësira e brendshme është tepër e ngushtë, tranmeton Telegrafi.

Doug DeMuro ka filmuar tërë kohën, derisa ka treguar mundësitë që jep ky F430, si dhe lëvizjen nëpër rrugë të hapur.

Në fund të minutës të tretë të videos së postuar më poshtë, mund të shihni si duket lëvizja në një rrugë të zakonshme. /Telegrafi/

Exit mobile version