Numri i fëmijëve që e lindni ka ndikim në procesin e plakjes të trupit, pasi që aq më shumë fëmijë që lindni, aq më shumë do ta ngadalësoni plakjen biologjike.
Telegrafi i sjell katër faktorë që e ndërlidhin plakjen me lindjen e fëmijëve:
Ngritja e niveleve të estrogjenit
– Estrogjeni është hormon i cili prodhohet gjatë shtatzënisë
– Estrogjeni e rregullon rritjen tonë, metabolizmin dhe zhvillimin e trupit.
– I ndihmon flokët dhe lëkurën të duken të reja
– E rrit prodhimin e kolagjenit në lëkurë dhe e lejon lëkurën të mbetet e hidratuar dhe pa rrudha
– E zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Zgjata e telomereve e kthen pas orën e plakjes
– Telomeret janë kapakët mbrojtës në fundet e filleve të ADN-së që quhen kromozome
– Ato shkurtohen me çdo divizion të qelizave që është indikator i plakjes qelizore
– Plakja qelizore shpinë tek gjendja ku një qelizë është e gjallë, por jo e shëndetshme dhe e aftë për t’u ndarë
– Telomeret e shkurta janë ndërlidhur me një numër të madh të sëmundjeve përfshirë hipertensionin, depresionin, obezitetin dhe sëmundjet kardiovaskulare
– Nivelet optimale të estrogjenit ndihmojnë në zgjatjen e telmoereve, gjë që e zvogëlojnë ritmin e plakjes qelizore.
Faktorët e dietës dhe stilit të jetës
– Estrogjeni i balancon nivelet e kolesterolit dhe rritjen e eshtrave gjatë shtatzënisë.
– Konsumimi i frutave të freskët, perimeve, fibrave etj., zvogëlon stresin oksidativ dhe parandalon shkurtimin e telomereve.
– Fjetja për të paktën tetë orë brenda nate, zvogëlimi i stresit dhe lënia e duhanit ndihmojnë në optimizmin e rritjeve dhe lirimin e hormoneve.
Faktorët shoqërorë
– Edhe ambienti shoqëror në të cilin jetojmë mund të ndikoj në lidhjen tonë mes përpjekjeve riprodhuese dhe ritmit të plakjes. /Telegrafi/
– Mbështetja më e madhe shpinë në rritjen e energjisë metabolike që mund të ndahet në mirëqenien e indeve, rrjedhimisht e ngadalëson procesin e plakjes. /Telegrafi/