Telegrafi

Dëshironi të punësoheni në Zvicër: Ky profesion ka mungesë të kuadrove

Hekurudhat zvicerane (SBB) janë duke humbur shoferët e trenave dhe për këtë janë duke kërkuar ngasës jashtë vendit, shkruan gazeta “Neue Züricher Zeitung” (NZ Z).

Sipas SBB, “Tregu i vozitësve të trenave në Zvicër është zbrazur” ndërsa personeli ka filluar rekrutimet nga jashtë, sidomos nga Gjermania, transmeton Telegrafi.

Mungesa e makinistëve të trenave është e dukshme për një kohë të gjatë, madje në nëntor të vitit të kaluar, publiku mësoi se SBB, në qendra të caktuara, ka humbur deri në 50 shoferë të trenave në ditë.

Për të përmirësuar këtë mungesë afatshkurtër, SBB dëshiron të rikthej vozitësit e moshuar nga pensionimi.

Në periudhën afatgjate, SBB ka për qëllim të inkurajojë njerëzit që të trajnohen për shoferë të trenave. /Telegrafi/