Telegrafi

Dëshironi të punësoheni në FBI: Këto teste fizike duhet t’i kaloni

Sipas rregulloreve së fundit, testet e aftësive fizike duhet t’i kalojnë të gjithë agjentët e FBI-së. Këto teste do të përcaktojnë gjendjen e rreth 13.500 agjentëve, shumica prej të cilëve, i kanë lënë pas dore aktivitetet fizike.

Ata do të duhet që të arrijnë rezultate të kënaqshëm në katër ushtrime – kërcime, shtytje (pompa), vrapime në 300 dhe 2400 metra – por këto ushtrime ndryshojnë sipas moshës dhe gjinisë, transmeton Telegrafi.

Edhe pse kriteret nuk janë aq të larta sa për forcat speciale, agjentët meshkuj të moshës në mes 30 dhe 39 vjet duhet të bëjnë 24 pompa pa u ndalur dhe 35 kërcime në një minutë, vrapimin deri 300 metra duhen ta kryejnë në më pak se një minutë.

Këto janë të dhënat e testeve aftësie për agjentët e FBI-së:

Meshkujt:

Mosha: 20-29 vjet:

Kërcime: 38

Pompa: 29

Vrapimi 300 metra: 59 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 12,29 minuta

Mosha: 30-39 vjet:

Kërcime: 35

Pompa: 24

Vrapimi 300 metra: 58.9 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 12,53 minuta

Mosha: 40-49 vjet:

Kërcime: 29

Pompa: 18

Vrapimi 300 metra: 72 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 13,5 minuta

Mosha: 50-59 vjet:

Kërcime: 24

Pompa: 13

Vrapimi 300 metra: 83.2 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 15,14 minuta

Femra

Mosha: 20-29 vjet:

Kërcime: 32

Pompa: 15

Vrapimi 300 metra: 71 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 15,05 minuta

Mosha: 30-39 vjet:

Kërcime: 25

Pompa: 11

Vrapimi 300 metra: 86 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 15,56 minuta

Mosha: 40-49 vjet:

Kërcime: 20

Pompa: 9

Vrapimi 300 metra: 94 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 17,11 minuta

Mosha: 50-59 vjet:

Kërcime: 14

Pompa: 5

Vrapimi 300 metra: 113 sekonda

Vrapimi 2,4 kilometra: 19,10 minuta. /Telegrafi/