Telegrafi

Dëshironi të fitoni një palë atlete me nënshkrimin e Mustafit, kjo është mënyra (Foto)

Shkodran Mustafi ka vendosur t’i dhuroj një palë atlete të tij të nënshkruara nga po vet ai.

Mbrojtësi me prejardhje shqiptare, i cili luan me Arsenali ka vendosur t’i gëzoj tifozët e tij personal dhe të skuadrës londineze.

Lexo po ashtu Interi kishte arritur marrëveshje me Arsenalin për Mustafin

Kjo pasi Mustafi në postimin e tij në fundit në rrjetet sociale i ka ftuar tifozët e tij të qëllojnë rezultatin e saktë të ndeshjes së ardhshme të Arsenalit në Ligën Premier ndaj West Bromwich Albion.

Mustafi i ka ftuar tifozët që fillimisht të pëlqejnë faqen e tij në Facebook, pastaj të qëllojnë rezultatin dhe në fund ai do ta zgjedh njërin nga fituesit.

Lexo po ashtu Mustafi shënoi në pozicion jashtë loje, në rrjetet sociale tallen me festën e shqiptarit (Video)

“Jam duke i dhuruar një palë këpucë të nënshkruara! Pëlqe faqen time në Facebook dhe qëllo rezultatin e ndeshjes sonë të ardhshme kundër West Bromwich të hënën në komentet e mëposhtme për të marrë pjesë”.

“Unë do të zgjedh një fitues nga të gjitha rezultatet e sakta!”, ka shkruar Mustafi në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Ndryshe, ndeshja mes Arsenalit dhe WBA-së zhvillohet në stadiumin Emirates dhe fillon nga ora 21:00. /Telegrafi/