Portieri holandez, Tim Krul ka dështuar të huazohet tek ekipi anglez Watford.
Krul është në pronësi të Newcastle e cila luan në Championship dhe ishte i huazuar për gjashtë muaj në Ajax.
Reprezentuesi holandez kishte një lëndim dhe dështoi të luante titullar te Ajaxit këtë edicion.
Gjithsesi ai i kthye në fund të janarit në Newcastle e cila ishte marrë vesh me Watfordin për huazimin e tij.
Krul ka refuzuar të kryej testet mjekësore te Watfordi dhe kjo ishte arsyeja që klubi anglez e refuzoi në fund atë.
Por 28-vjeçari megjithatë nuk mbeti në Newcastle, pasi në minutat e fundit të afatit kalimtar të janarit kompletoi huazimin në vendlindjen e tij tek AZ Alkmaar. /Telegrafi/