Telegrafi

Dëshiroi të ikte, u fsheh, bëri sikur kishte vdekur dhe qëlloi me pistoletë – por asgjë nga këto nuk e shpëtoi ushtarin rus nga droni ukrainas

Disa pamje dramatike të publikuara duket se tregojnë një dron ukrainas duke gjuajtur një ushtar rus, duke nxjerrë në pah tmerrin që përballen ushtarët nga teknologjia e re e fushëbetejës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e publikuara nga avokati dhe aktivisti social ukrainas Serhii Sternenko tregon dronin duke ndjekur ushtarin nëpër një peizazh të zymtë të shkatërruar nga lufta.

Ushtari përpiqet me dëshpërim të shmangë dronin.

Russian officer vs Ukrainian FPV drone
byu/Ukr03087 inCombatFootage

Një pjesë e pamjeve janë marrë nga këndvështrimi i dronit sulmues, ndërsa pjesa tjetër ofron një pamje të incidentit të marrë nga një dron më larg.

Krahas videos, e cila u postua në Telegram, Sternenko shkruan: “Njësiti Signum i Brigadës 93 gjeti një oficer rus dhe filloi ta ndiqte me një dron FPV. Okupatori iku për një kohë të gjatë, u fsheh, bëri sikur kishte vdekur dhe qëlloi me pistoletë”.

“Por asnjë nga këto nuk e shpëtoi atë – ai u eliminua përfundimisht”. /Telegrafi/