Telegrafi

Dëshira vetme e një adoleshenti të pastrehë ishte të takonte nënën, ajo as që ia hapi derën

Shikuesit e dokumentarit të transmetuar në BBC2 kanë mbetur të përlotur, me një adoleshent të pastrehë, që iu refuzua dëshira e vetme, që ta takonte nënën e tij.

Tyrone është 17-vjeçari nga Cabridge e Anglisë, që u largua nga shtëpia para një viti, ndërsa jeta tij ka marr kah të kundërt, dukë bërë që ai të flinte në rrugë, transmeton Telegrafi.

“Mirë, tani po largohem, shpresoj që ndonjëherë në të ardhmen do më kontaktosh, dua të krenohesh me mua” ka thënë shkurt Tyrone, pasi të ketë trokitur në derën e shtëpisë së nënës, por që ajo refuzoi t’ia hapte.

Rroga që e fiton ai në një lokal të ushqimeve të shpejta, nuk ia mundësojnë që të merr me qira një shtëpi, derisa shtrenjtimi i pronave po shkon diku i rritur gjithnjë e më shumë.

Duke parë se nuk po gjen zgjidhje në qytetin ku banon, adoleshenti vendosi të merrte rrugë për më larg, mirëpo kishte një dëshirë të vetme para se të nisej.

Forma se si u refuzua nga nëna, e ka dëshpëruar shumë adoleshentin i cili qante vazhdimisht, ndërsa pamjet që u transmetuan i kanë emocionuar edhe shikuesit.

Në komentet që janë lënë, është kërkuar të bëhet më shumë për të rinjtë që mbesin të vetmuar dhe pa mundësi, të gjetjes së një banese. /Telegrafi/