Mario Balotelli besohet se dëshiron një rikthim në Serie A.
Edhe pse ai është i kërkuar nga Olympique Marseille, Arsenal dhe Borussia Dortmund, duke se dëshira e vetme e tij është të kthehet në ligën ku filloi shkëlqimin.
Sipas Gazzetta dello Sport, Balotelli mund të largohet nga Nice për 10 milionë euro gjatë kësaj vere.
Për ish-lojtarin e Interit dhe Milanit që tani kanë filluar të shfaqin interesim disa skuadra.
Roma dhe Napoli janë dy më të mëdhatë, por për shërbimet e 27-vjeçarit kanë shfaqur vullnet edhe Genoa e Parma.
Me emërimin e Roberto Mancinit në krye të Përfaqësueses së Italisë, është kthyer edhe Balo.
Sulmuesi italian arriti edhe të shënojë gol në ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite. /Telegrafi/