Një nënë sypatrembur nga Queens, New York, vrapoi menjëherë pas të dyshuarit sapo pa se një burrë tentoi t’ia rrëmbej vajzën derisa ajo po i afrohej apartamentit të tyre.
Kamera e sigurisë e vendosur në zilen e apartamentit ka kapur momentin kur Adriana Alvarez vrapon me shpejtësi drejt të bijës, kur një koleg i punës ishte bërë i obsesionuar pas 18-vjeçares Lex – derisa tentonte ta tërhiqte zvarrë shkallëve, transmeton Telegrafi.
Fillimisht në video shihet Lex duke u kthyer në shtëpi, pasi kishte dalë në mëngjes për një vrapim me dy qentë e tyre.
Krejt befasisht një burrë i maskuar me një pallto të kamufluar – që më vonë u identifikua si George Vassiliou, 25-vjeç, shfaqet në shkallë dhe duke pritur “viktimën”.
E po të mos ishte e ëma, që reagoi menjëherë sapo mësoi se çfarë po ndodhte, zor se do të dihej diçka për fatin e vajzës.
“Dëgjova vajzën duke bërtitur”, tha 45-vjeçarja Alvarez, e cila shtoi se fillimisht kishte menduar se qeni ishte larguar shkallëve, kështu kishte dalë dhe pa se po ia tërhiqte zvarrë dikush të bijën. /Telegrafi/