Telegrafi

Deshi t’i propozojë martesë partneres, burrit i rrëshqet nga dora unaza dhe i bie në pusetë (Video)

Policia e Nju Jorkut ka arritur ta gjej unazën që kishte rënë në pusetën e kanalizimit.

Në fakt një burrë kishte vendosur t’i propozojë martesë të dashurës në sheshin “Times Square”, dhe pasi që partnerja i tha “Po” burrit nga emocionet i rrëshqiti nga duart unaza dhe i ra në pusetë, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, ata i telefonuan policisë por ata menjëherë nuk arritën ta nxjerrin unazën, dhe kështu dyshja u detyruan të largohen nga vendi i ngjarjes.

Dhe për këtë arsye, tani policia e Nju Jorkut e ka publikuar videon duke shpresuar se dikush do t’ju ndihmojë të identifikojnë çiftin.

Në video shihet se si burrit i rrëshqet nga dora unazat, dhe nga dëshira e madhe për ta marrë sërish shtrihet në tokë duke shpresuar se do ta gjej.

Megjithatë, publikimi i videos nga ana e policisë u ka ndihmuar shumë, pasi ata arritën ta gjejnë çiftin dhe t’ua kthejnë unazën që e kishin humbur. /Telegrafi/