Telegrafi

Deshi t’i ndalë të rinjtë me motoçikletë, ata e tërhoqën zvarrë për 500 metra policin indian – kalimtarët e rastit filmojnë rastin

Në pjesën veriore të Indisë një polic kishte tentuar të ndalë tre të rinj që kishin shkelur një sërë rregullash në komunikacion derisa po ngisnin motoçikletën.

Ata as që ishin ndalur, madje e kishin “marr me vete” duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e qytetit për më shumë se 500 metra, derisa në një moment u rrëzua, transmeton Telegrafi.

Në videon amatore shfaqet incidenti i filmuar për brenda një veture, ku njëri nga të rinjtë po ngiste veturën, e dy tjerët e mbanin policin për qafe dhe e tërhiqnin zvarrë.

Si pasojë e këtij veprimi, polici indian ka pësuar lëndime trupore dhe menjëherë është dërguar me urgjencë në spital, në anën tjetër kolegët e tij kanë marrë urdhër që të arrestojnë të rinjtë. /Telegrafi/