Një video amatore shfaq momentin kur policët qëllojnë për vdekje një burrë, që kishte shënjestruar një çift në Brooklyn të New Yorkut gjatë të hënës mbrëma.
Gruaja dhe burri shihen duke ikur nga sulmuesi kur befasisht shfaqen edhe policët që dalin nga veturat civile.
Një grup policësh i vihen pas sulmuesit, ku të paktën njëri prej tyre hap zjarr mbi të dyshuarin, transmeton Telegrafi.
20-vjeçari është shpallur i vdekur në spitalin e qarkut Kings, ndërsa dyshen që i ndiqte tashmë i ndjeri kanë shpëtuar pa lëndime.
Policia amerikane gjithashtu ka publikuar imazhin e revoles, që e kanë gjetur në vendin ku është kryer sulmi. /Telegrafi/