Nuk e llogariti mirë shpejtësinë dhe u përpoq të kalojë në shiritin tjetër, duke kaluar ndërmjet dy kamionëve.
Mirëpo gjatë tejkalimit, vetura Honda i ka dalë para dhe është kthyer në krah nga kamioni, i cili ka vazhduar vozitjen duke e shtyrë zvarrë derisa ka arritur të ndalej.
Video e postuar në SmartWitness, tregon këtë ndeshje në një rrugë të Britanisë së Madhe, në të cilën nuk ka pasur lëndime në njerëz. /Telegrafi/