Telegrafi

Deshi të takohet për Shën Valentin me dashnoren, takimin ua prishi bashkëshorti i saj – burri nga Peruja kërcen lakuriq nga dritarja e motelit

Duket se një burrë nga Peruja, në ditën e të dashuruarve (Shën Valentin), kishte arritur ta vizitojë një grua të martuar – por që takimi nuk u zgjati shumë pasi atë ua ndërpreu burri i saj.

Siç raporton televizioni peruan ATV, ky burrë i pafat ka rrezikuar veten duke vrapuar pa kontroll nëpër rrugët e Limas në mes të ditës, transmeton Telegrafi.

Ai ishte filmuar duke kërcyer nga dritarja e një moteli i tëri lakuriq, por se nuk arritën të identifikojnë gruan me të cilën kishte qenë.

E pavarësisht që shpëtoi pa pasoja nga burri i dashnores së tij, ai dukej se ishte përfshirë nga paniku sepse nuk mund të ndalej duke vrapuar lakuriq rrugëve të qytetit.

Në anën tjetër, akoma nuk dihet nëse martesa e kësaj gruaje ka marrë fund nga ky “zbulim” i burrit të saj. /Telegrafi/