Australiani Maitland Hanley vendosi ta sfidojë veten dhe të “shijoj” ndjenjën e të qenit “shtatzënë”.
Ai vendosi një “bark të shtatzënës në gjoks”, e këtë ylli i TikTokut e filmoi për ta dokumentuar si pjesë e një eksperimenti, transmeton Telegrafi.
Hanley ka dashur të bindet se si është ndjenja që një shtatzënë të kryej detyrat e përditshme, e sipas përdoruesve të kësaj platforme, ai ka rënë “qysh në momentin” e parë nga provimi.
Duke lexuar e hulumtuar mësoi se një grua mesatarisht shton nga 9 deri në 13 kilogramë gjatë shtatzënisë, e Halney me folje alumini e vendosi në barkë me të cilën përforcoi shalqirin 9-kilogramësh e në gjoks futi dy kunguj.
Videoja deri më tani është shikuar nga 16 milionë persona, kurse Hanley me “barkun e tij të fryrë” është munduar të ngritet nga shtrati – e nga ky mision dështoi që nën tentimin e parë. /Telegrafi/
@maitlandhanleyMan tries being pregnant for a day ? #fyp #watermelonchallenge #watermelonbaby #pregnantbelly #pregnantman