Telegrafi

Deshi të largohet me veglat e vjedhura të punës, hajnin e zë pronari i tyre (Video)

Një hajn kishte vjedhur disa vegla pune, dhe në fund kishte menduar të largohet nga vendi i ngjarjes me veturë.

Megjithatë jo gjithçka kishte shkuar sipas planit pasi me veturë ishte përplasur në një pemë, kurse pronari i veglave e kishte zënë me presh në dorë – dhe aty ishte krijuar një skenë kaotike, transmeton Telegrafi.

Pronari i veglave filloi ta shajë, dhe menjëherë vrapoi tek vetura e hajnit për t’ia marrë veglat e vjedhura.

Kjo skenë është filmuar në Oldham të Britanisë së Madhe, kurse videoja është realizuar nga një fqinj.

Connor Tirrer e ka publikuar videon në Facebook, ku është shikuar nga më shumë se 426 mijë persona. Por, nuk dihet nëse hajni është arrestuar.

Është interesant se si pronari i veglave pasi ia merr nga vetura largohet dhe e lë hajnin të largohet me veturë. /Telegrafi/