Telegrafi

Deshi të fikë pompat në mungesë të derivateve, pronarja nokautohet nga një motoçiklist në Londër

Pronarja e një pompe të derivate në Britani ka treguar se si është dërguar në spital pothuajse pavetëdije, pasi ishte sulmuar brutalisht nga një grup i motoçiklistëve që kërkonin me çdo kusht karburant.

Nerali Patel, 38-vjeçe që punon në BP në Belsize Park në veri të Londrës, u sulmua nga motoçiklistët kur tentoi t’i fikë pompat në mungesë të derivateve, transmeton Telegrafi.

Kamerat e sigurisë shfaqin nënën e dy fëmijëve e cila rrëzohet në tokë nga goditja e një burri, i cili duket se nuk ngopet me aq dhe i vërsulet sërish.

Në momentin që ajo u tha klientëve se nuk ka mbetur karburant, motoçiklistët filluan ta shajnë dhe në një moment edhe ta grushtojnë.

Ajo pretendon se kjo ndodhi kur tentoi t’i fikë pompat pasi që nuk kishte derivate, dhe ky moment kulmoi me sulmin brutal ndaj kësaj gruaje.

Megjithatë, policia britanike arriti ta identifikojë dhe arrestojë njërin prej tyre – e Patel u dërgua në spital pas lëndimeve si pasojë e sulmit. /Telegrafi/