Një luftëtar i forcave proruse në Ukrainë, është plagosur rëndë kur qëlloi veten në bark me revole, derisa po testonte jelekun antiplumb dhe gjithçka filmoi për ta dokumentuar.
Incidenti ka ndodhur në rajonin e Donbassit, afër një miniere të thëngjillit në pjesën lindore të Ukrainës, transmeton Telegrafi.
Videoja e shkurtër shfaq burrin e identifikuar nga mediat ukrainase si Domovoi, i cili kishte veshur një jelek antiplumb, dhe në një moment qëllon veten në bark me revole para syve të miqve.
Personi që e filmon këtë moment rrëqethës, dëgjohet duke thënë se miku i tij ka veshur jelek antiplumb të cilin e përdorin edhe forcat speciale ruse.
Por, pasi ishte i bindur se jeleku është i papërshkrueshëm, vendosi ta qëllon veten në bark. Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë, pasi menjëherë u rrëzua në tokë nga dhimbjet e mëdha që i kishte në bark.
Sipas mediave lokale, pas këtij veprimi burri i identifikuar si Domovoi më vonë ka ndërruar jetë, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e sigurisë. /Telegrafi/