Site icon Telegrafi

Deshi ta kthejë librin që e mori nga biblioteka 50 vite më parë, burrit nga Çikago i është thënë se mund ta mbajë

Chuck Hildebrandt, 63 vjeç, nga Çikago tha se vizitoi bibliotekën publike në Warren ndërsa ishte në qytet për Ditën e Falënderimeve, duke mbajtur një libër të titulluar “Yjet më të çuditshëm të bejsbollit”.

Ai e kishte marrë hua në vitin 1974, por nuk e ktheu kurrë, transmeton Telegrafi.

“Por pesë apo gjashtë vjet më parë, po kaloja nëpër raftin e librave dhe në libër kishte një numër të bibliotekës Dewey. Çfarë është kjo”, tha ai.

Brenda librit kishte një copë letre që tregonte se do të kthehej në bibliotekën Warren më 4 dhjetor 1974.

Hildebrandt i tha Associated Press se vendosi ta mbante librin deri në vitin 2024 – 50 vjet, dhe më pas të përpiqej ta kthente.

Ai mendoi se biblioteka mund të dëshironte të kishte sërish librin.

Hildebrandt tha se së fundmi takoi drejtoreshën e bibliotekës Oksana Urban.

Theksoi se nuk ka dëgjuar asgjë që atëherë, megjithëse Urban i tha Detroit Free Press se gjithçka i është falur dhe se mund ta mbajë librin. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version