Një moment i pazakontë ka ndodhur në një rrugë të Anglisë, ku një çiklist u mundua të shtrihet në tokë dhe të shtiret kinse është lënduar, por u zhgënjye keq kur vetura që ishte para tij e ndalur, ia bëri me dije se ka të instaluar brenda veturës kamerën që e dokumenton mashtrimin e tij.
Në video shihet një burrë që po ecte nëpër një rrugë duke shtyrë me dorë biçikletën, dhe sapo vëren që një veturë po vinte ai shtrihet shpejt në rrugë duke u shtirur kinse është lënduar, transmeton Telegrafi.
Por, kur shoferi ia bën me dije se ka të vendosur kamerë brenda veturës, ai ngritet në këmbë i zhgënjyer dhe fillon të shajë e bërtasë.
Ngjaraj raportohet të ketë ndodhur në Nottingham, ndërsa autori i videos ka vendosur ta publikojë në internet për t’i paralajmëruar të tjerët për atë se çfarë mund t’ju ndodhë.
Mashtrime të tilla të inskenimit të aksidenteve, çdo vit u kushtojnë kompanive të sigurimeve mbi 336 milionë funte. /Telegrafi/