Site icon Telegrafi

Deshi që ta pret partneri, rusja ngatërron anën kur lëshohet – përfundon me fytyrë në ujë

Një vajzë e re nga Rusia duket se kishte ngatërruar anë, kur vendosi të “rrëzohet” dhe të shpreson që atë do ta priste partneri.

E ky veprim i kushtoi shtrenjtë, ajo u filmua pranë ujit në Moskë duke u “shembur” në anën e kundërt dhe të përfundojë më fytyrë në ujë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq partneri i saj mbeti i habitur me veprimin e saj dhe nuk mund të përmbahej nga të qeshurat – e partnerja e tij e mori me sportivitet duke iu bashkuar me një buzëqeshje.

Megjithatë ky nuk është rasti i parë që një vajzë apo një djalë ngatërron anën dhe përfundon duke u përplasur në ujë, tokë e madje edhe në objekte tjera të forta siç është karrigia apo tavolina. /Telegrafi/

Exit mobile version