Një burrë që kishte blerë në tregun e bagëtive një dem për ta therur për Kurban Bajram, e ka pësuar nga demi kur është goditur disa herë në oborrin e shtëpisë.
Pamjet e filmuara me telefon mobil, shfaqin momentin kur një burrë ndiqet nga pas në një dem i tërbuar, i cili nuk e dinte se do të theret si kurban, transmeton Telegrafi.
Derisa burri po vraponte nëpër oborr për ta shpëtuar kokën, një grua dëgjohet duke bërtitur.
Ende nuk dihet saktë se në cilin vend ka ndodhur kjo ngjarje, por besohet të jetë diku në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/