Site icon Telegrafi

“Desh vdiqa duke qeshur” – Rodrygo tregon se si Modrici e ngacmoi Salahun pas ndeshjes finale

Futbollisti i Real Madridit, Rodrygo, ka zbuluar fjalët me të cilat lojtari kroat Luka Modric e ngacmoi Mohamed Salahin, pasi klubi mbretëror mundi Liverpoolin në finalen e Ligës së Kampionëve të këtij viti. 

Reali festoi më golin e Vinicius Jr në pjesën e dytë, dhe megjithëse Liverpool kishte më shumë nga loja dhe raste më të mira në 90 minuta, në fund heroi i skuadrës spanjolle ishte portieri Thibaut Courtois i cili ndaloi tentativat e anglezëve.

Teksa paralajmëroi hakmarrjen për humbjen e së njëjtës skuadër në vitin 2018 para finales së Ligës së Kampionëve, Salah iu desh të përballej me fjalët dhe ngacmime pas ndeshjes së humbur.

Luka Modric ishte ai që foli i pari dhe nuk mundi të përmbahej kur Salah po kalonte drejt tij.

Lojtarët e Liverpoolit shkuan për t’i marr medaljet e vendit të dytë kur Modric e ngacmoi Salahun dhe të gjithë këto e zbuloi ylli i ri brazilian Rodrygo.

“Më duhet t’ju tregoj një situatë interesante pas finales. Lojtarët e Liverpoolit kaluan pranë nesh dhe Salah ishte i tronditur, ndërsa Modric e përshëndeti dhe i tha: ‘Mirë, mirë, provoni përsëri herën tjetër…”, tregon braziliani.

Ai thotë se desh vdiq duke qeshur pas këtyre fjalëve, pasi që ishte Salah që i kishte provokuar para ndeshjes.

Modric erdhi në Real Madrid dhjetë vjet më parë nga Tottenham dhe ka fituar 19 trofe. Së fundmi ai ka vazhduar kontratën edhe për një vit./Telegrafi/

Exit mobile version