Telegrafi

Deschamps: Mendy do të bashkohet me Real Madridin

Përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps, e ka zbuluar gjatë konferencës për shtypit se francezi Ferland Mendy i Lyon do të bashkohet me Real Madrid këtë verë.

Les Bleus do të përballet me Andorrën të martën në mbrëmje, dhe Deschamps u kërkua të komentonte progresin e lojtarëve gjatë disa viteve të fundit.

“Dy vjet më parë ai ishte duke luajtur në divizionin e dytë, tani ai është në prag të bashkimit me Real Madridin”.

Ferland Mendy . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Ai ka ecur me hapa të mëdhenj dhe mund të luajë në të dyja anët”, Dechamps.

Marrëveshja ndërmjet Real Madridit dhe Lyonit është mbyllur me sukses dhe në ditët në vijim pritet të ketë një zyrtarizim.

Ndërkohë, Mendy është tërësisht i fokusuar në detyrat e tij me ekipin kombëtar aktualisht.

Didier Deschamps (Getty Images)

Ai do të bashkohet me Los Blancos në mënyrë që t’i japë Marcelo një konkurrencë të shëndetshme në të majtë.

Zinedine Zidane beson se është e domosdoshme që të ketë konkurrencë në të gjitha pozicionet. /Telegrafi/