Telegrafi

Deschamps mbështet Benzeman për të fituar “Topin e Artë”

Debati se kush duhet të fitojë “Topin e Artë” për vitin 2021 është hapur, me Didier Deschamps që përkrah Karim Benzeman, për një gjë të tillë. 

Kur u bë pyetja nëse Benzema ishte një kandidat serioz, Deschamps ishte i qartë.

“Po, qartë”, ka thënë ai në një konferencë shtypi.

Kylian Mbappe shihet gjithashtu si një fitues i ardhshëm i “Topit të Artë”, dhe trajneri që fitoi Kupën e Botës me Francën është i bindur se ylli i Paris Saint-Germain do ta fitojë atë në një moment në karrierën e tij.

“Po, me siguri”, deklaroi Deschamps për shanset e Mbappes.

Franca do të përballet me Belgjikën në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve më 7 tetor, dhe Benzema është bërë një lojtar i rregullt në formacionin fillestar për Les Blues.

Marrëdhënia midis Deschamps dhe Benzema është riparuar pas shumë vitesh mosmarrëveshje, me formën e lojtarit të Real Madridit që është bërë e pamundur të injorohet. /Telegrafi/