Telegrafi

Deschamps e vlerëson lartë Shqipërinë: Janë ende në garë, nuk është lehtë të luash ndaj tyre

Didier Deschamps (Getty Images)

Kombëtarja e Shqipërisë po përgatitet për dy ndeshjet e radhës në muajin shtator.

Kuqezinjtë do të përballen me Islandën dhe Francën, derisa kjo e fundit ka publikuar edhe listën e futbollistëve të grumbulluar.

Për Kombëtaren e Shqipërisë një koment e ka dhënë edhe përzgjedhësi i Francës, Didier Deschamps.

“Është një kundërshtar, që ne e respektojmë. Me gjashtë pikë, Shqipëria është akoma në garë”, tha fillimisht Deschamps.

Tekniku francez deklaroi se ndaj Shqipërisë nuk është e lehtë të luhet, pasi kanë një mbrojtje të mirë.

“Ata kanë një organizim specifik, me tre mbrojtës qendrorë. Është një kundërshtar, ndaj të cilit nuk është e lehtë për të luajtur”.

“Sidomos në shtëpi, është edhe më e vështirë ndaj tyre. Ne do ta përgatisim këtë ndeshje me seriozitet dhe përqendrim maksimal”, u shpreh Deschamps.

Ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë do të zhvillohet më 7 shtator me fillim nga ora 20:45. /Telegrafi/