KSHZ-ja sot ka mbajtur seancë në të cilën ka shqyrtuar nëse kandidaturat për zgjedhjet e ardhshme presidenciale janë të rregullta dhe në pajtim me ligjin, pasi veçmë janë parashtruar ato të kandidatëve të LSDM-së dhe koalicionit, OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit të opozitës shqiptare, Stevo Pendarovski, Gordana Siljanovska-Davkova dhe Blerim Reka.
Komisioni për kontroll do të marrë vendim për konfirmimin e kandidaturave, me çka Pendarovski, Siljanovska dhe Reka edhe zyrtarisht do të bëhen kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkovski sot para fillimit të seancës deklaroi se ai nuk pret se do të ketë probleme në kandidaturat.
Ai paralajmëroi se KSHZ-ja do të dalë me kumtesë se me siguri janë konfirmuar kandidaturat për tre pjesëmarrës në garën presidenciale.
Prej nesër vijojnë afatet tjera, mes të cilave edhe afati për radhitjen e orarit të kandidatëve. Derkovski theksoi se me siguri që nesër me short do të konfirmohet ai orar, ndërsa prej 1 prillit edhe zyrtarisht fillon fushata për zgjedhjet presidenciale./Telegrafi/