Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) Oliver Derkoski, në konferencën e fundit për shtyp tha se sipas rezultateve jozyrtare, fitues i zgjedhjeve presidenciale është Stevo Pendarovski.
Ai tha se kandidatët për kryetar shteti kanë udhëhequr fushatë korrekte, ndërsa uroi që Pendarovski mandatin e tij ta përfundojë me sukses, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Falënderoj kandidatët për kryetar shteti, të cilët udhëhoqën fushatë demokratike dhe uroj fituesin e këtyre zgjedhjeve Stevo Pendarovski, për të cilin shpresojmë se mandatin e tij pesë vjeçar do ta mbarojë me sukses. Falënderoj Komisionet Komunale Zgjedhore, të cilët në përgjithësi e kanë bërë mirë punën e tyre”, tha mes tjerash Derkoski.
Ndryshe, sipas rezulteteve të para përfundimtare të KSHZ-së, Pendarovski është në epërsi të dukshme ndaj kundër kandidates Gordana Siljanovska./Telegrafi/