Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski deklaroi se nëse zgjedhjet presidencial nuk marrin censusin e nevojshëm gjegjësisht dalje mbi 40 për qind të votuesve, atëherë zgjedhjet e reja do të mbahen pas 40 ditëve.
Derkoski tha se nëse në zgjedhjet presidenciale nuk ka dalje mbi 40 për qind të votuesve, atëherë zgjedhjet do të dështojnë.
“Në një situatë të tillë do të caktohen zgjedhje të reja presidenciale, të cilat do të mbahen pas 40 ditëve”, tha Derkoski për “Pres24”.
Për fletë votimin, tha se do të jenë si ato të mëhershmit, gjegjësisht nuk do të shkruaj se ajo është për zgjedhje presidenciale të “Republikës së Maqedonisë” ose të “Republikës së Maqedonisë së Veriut”./Telegrafi/