Site icon Telegrafi

Derkoski: Mbi 38 mijë qytetarë i kanë gati letërnjoftimet, pa ato nuk do të mund të votojnë

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski sot u bëri thirrje qytetarëve të cilëve letërnjoftimet u janë bërë gati në MPB, të shkojnë dhe t’i marrin sa më shpejt që të jetë e mundur.

“Mbi 38 mijë qytetarë ende nuk i kanë marrë dokumentet. Nëse nuk i marrin, nuk do të mund të votojnë në zgjedhje. Këtë herë edhe qytetarët duhet të përmbushin detyrat e tyre. Ne si KSHZ do të bëjmë përpjekje maksimale që të gjithë të shfrytëzojnë të drejtën e tyre. Askush nuk do të mund të votojë pa dokument të vlefshme”, tha Derkoski./Telegrafi/

Exit mobile version