Telegrafi

Derkoski: KSHZ-ja nuk është kompetente që t’i ndryshojë kufijtë e njësive zgjedhore

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve pas marrjes së azhurnimit të fundit të Listës Zgjedhore më 1 dhjetor, deri tek ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, ka dërguar njoftim në të cilin thotë se votuesit në njësinë e dytë dhe të gjashtë zgjedhore e kalojnë kufirin e lejuar për 5 përqind, ndërsa numri i votuesve në njësinë e tretë dhe të katërt zgjedhor është nën kufirin e lejuar.

Në një deklaratë për AIM, kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski, tha se Kodi Zgjedhor në nenin 175 i konfirmon kufijtë e njësive zgjedhore dhe shtrirjen e vendeve dhe komunave dhe sipas kësaj dihet se në çfarë procedure dhe kush është i autorizuar në shtet të propozojë ndryshime të ligjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ajo është qevera që si propozues i autorizuar, deputetët ose grupet e deputetëve në Kuvend. KSHZ në këtë situatë nuk ka asnjë lloj kompetence. Komisioni çdo muaj ka obligim t’i njoftojë institucionet për gjendjen e Listës Zgjedhore, gjegjësisht për ato që janë plus/minus 5 përqind tejkalim ose jotejkalim. KSHZ-ja nuk mund të bëjë asgjë tjetër”, tha Derkoski.

Ai shtio se në KSHZ nuk kanë informatë kur dhe nëse ndryshimet e Kodit zgjedhor, për çka u formua grup punues në Ministrinë e Drejtësisë, të dërgohen deri te Kuvendi, që ato të miratohen para shpërbërjes së tij javën e ardhshme dhe të vlejnë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare./Telegrafi/