Site icon Telegrafi

Derkoski: KSHZ është e përgatitur për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) sot ka deklaruar se pa asnjë problem materiali zgjedhor është dorëzuar tek të gjitha Komisionet Komunale Zgjedhore. Ai thotë se KSHZ-ja është e gatshme për mbajtjen e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar shteti.

“Nesër do të votojnë 1640 të burgosur, si dhe rreth 4540 persona të paraqitur si të sëmurë dhe shtatë persona të shpërngulur”, tha Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai njoftoi se për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale gjithsej janë akredituar 4250 persona, prej të cilëve 3381 janë vendor dhe 520 të huaj.

Derkoski tha se sipas të dhënave që ka KSHZ, në pjesën e parë të fushatës zgjedhore janë harxhuar 48 milionë denarë për pagesë të mediumeve.

Ndryshe, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet të dielën (5 maj), ndërsa në garë janë Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska-Davkova./Telegrafi/

Exit mobile version