Telegrafi

Derisa tifozët e Arsenalit kënduan “do të bini nga liga” – ata të Chelseat u larguan nga stadiumi

Arsenali është duke fituar 3-0 ndaj Chelseat në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier.

Goli i epërsisë erdhi në minutën e 18-të, kur Granit Xhaka asistoi te Martin Odegaard që realizoi për 1-0.

Dyshja bashkëpunuan sërish, me mesfushori shqiptar me pasaportë zvicerane që asistoi te norvegjezi në minutën e 31-të për 2-0.

Kaluan vetëm tre minuta nga goli i dytë, dhe vendasit shënuan edhe të tretin, tani përmes Gabriel Jesusit.

Kur u shënuan këta tre gola, tifozët e Topçinjve filluan të këndonin: “Do të bini nga liga, do të bini nga liga…”.

Në anën tjetër, mbështetësit e Chelseat nuk mund ta shikonin një situatë të të tillë kur kishin kaluar pak më shumë se 30 minuta dhe filluan të largoheshin nga liga.

Arsenali me këtë rezultat është rikthyer në krye të ligës me 78 pikë, dy më shumë se Man City që ka dy ndeshje më pak, ndërsa Chelseaështë në të 12-in me 39 pikë dhe ka gjasa matematikore të bije nga liga. /Telegrafi/