Telegrafi

Derisa shijon udhëtimin familjar me jaht, McGregor tregon fizikun e tij

Conor McGregor (Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Conor McGregor ka publikuar një sërë fotografish në rrjetet sociale, ndërkohë që ka shijuar një udhëtim me jaht, së bashku me Dee Devlin dhe fëmijët e tyre.

Javë më parë, ylli i MMA vendosi të fejohej me partneren e tij prej kohësh, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa tash janë duke i shijuar pushimet.

Pas pensionimit nga UFC, 32-vjeçari ka qenë aktiv në rrjetet sociale, duke iu përkushtuar jetës personale.

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Në fotografitë e publikuara, ai ka vënë në plan të parë fizikun e tij të njohur të mbushur me tatuazhe.

Lexo po ashtu McGregor fejohet me Dee Devlin, me të cilën ka dy fëmijë
(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

Postimet e Conor vijnë pas deklaratave të Khabib Nurmagomedov se është i gatshëm t’ia ofrojë rimeçin, nëse ai kthehet dhe e mposht Dustin Poirier. Njëherësh, është spekuluar edhe për rimeçin ndaj boksierit të pamposhtur Floyd Mayweather. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

 

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

 

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)

 

(Foto: Instagram/thenotoriousmma)