Conor McGregor ka publikuar një sërë fotografish në rrjetet sociale, ndërkohë që ka shijuar një udhëtim me jaht, së bashku me Dee Devlin dhe fëmijët e tyre.
Javë më parë, ylli i MMA vendosi të fejohej me partneren e tij prej kohësh, me të cilën ka dy fëmijë, ndërsa tash janë duke i shijuar pushimet.
Pas pensionimit nga UFC, 32-vjeçari ka qenë aktiv në rrjetet sociale, duke iu përkushtuar jetës personale.
Në fotografitë e publikuara, ai ka vënë në plan të parë fizikun e tij të njohur të mbushur me tatuazhe.
Postimet e Conor vijnë pas deklaratave të Khabib Nurmagomedov se është i gatshëm t’ia ofrojë rimeçin, nëse ai kthehet dhe e mposht Dustin Poirier. Njëherësh, është spekuluar edhe për rimeçin ndaj boksierit të pamposhtur Floyd Mayweather. /Telegrafi/