Oriola Marashi është ndër modelet më të komentuara dhe njëherësh të pëlqyera në fushën e modelingut.
Ajo së fundmi ka qenë e angazhuar në projekte të ndryshme, teksa edhe ka ndarë imazhe të ndryshme nga puna që bënte.
Tashmë modelja ka vendosur të gjejë kohë për veten, ndërsa për destinacion ka vendosur Dubain.
Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka sjellë për 468 mijë fansat një fotografi me poza provokuese.
E veshur me një kostum ngjyrë kafe, ajo në rend të parë ka vënë të pasmet e formësuara.
Në përgjithësi, ajo pëlqehet edhe për bukurinë dhe tiparet trupore, të fituara përmes ushtrimeve të shumta. /Telegrafi/