Reperi i njohur nga Ferizaj, 2 Ton, tash e një kohë ka filluar punën për projektin e ri muzikor.
Ai përmes rrjeteve sociale ka bërë të ditur se është në finalizim të kësaj kënge dhe pritet të prezantohet së shpejti para fansave.
Gjatë ditës së sotme (e hënë) para lansimit të projektit të plotë, i njëjti ka sjell një fragment të shkurtër të këngës.
Ai shfaqet në një makinë përkrah një femre, e cila duket të jetë protagoniste e videoklipit të tij të ri.
Në bazë të pjesës së ndarë në Instagram, kënga duket të jetë ritmike pikërisht për sezonin e verës.
Komplimentet nuk munguan as nga ndjekësit dhe miqtë e tij, të cilëve siç shihet po u pëlqen ky projekt.
“Boni t’fala” përndryshe titullohet projekti i fundit i lansuar nga 2 Ton në kohe karantine, klipin e të cilit e ka realizuar në kushte shtëpie me video të fansave të tij. /Telegrafi/