Ka pak ditë që ka nisur edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova.
Derisa banorët po njihen më shumë me njëri-tjetrin, ata kanë filluar menjëherë edhe me debate.
E një i tillë ka ndodhur së fundmi mes aktorit të humorit, Rezart Veleshnja dhe gazetarit Vullnet Krasniqi.
Ndërkohë që janë duke u relaksuar në xhakuzin e ‘Natural Pool & Spa’, ata kanë gjetur një vend të përshtatshëm për të bërë edhe debate.
“O Rezi komplet gabim e ke. Zero kërka hiç nuk je. Je vetëm i obsesionuar me mua. Je te Gold AG, ke mbet aty. Kalo, njofto, janë vetëm 48 orë”, iu drejtua Vullneti – Rezit.
Konkurrentët më së shumti janë parë duke biseduar me njëri-tjetrin nëpër pishina e xhakuzi të ‘Natural Pool & Spa” – ku duket se i gjithë fokusi është në to.
Përveç pishinave, ‘Natural Pool & Spa’ ofron një gamë të gjerë shërbimesh të tjera. /Telegrafi/