Telegrafi

Derisa qeveria ka urdhëruar izolimin, një burrë kapet nga droni duke u rrezitur në plazhin e zbrazët – dënohet nga policia italiane  

Policia italiane po përdor dronët për të lokalizuar dhe identifikuar qytetarët, që nuk po u përmbahen masave preventive në luftën kundër coronavirusit.

Kështu ata kanë arritur madje ta kapin një person që kishte dalë për t’u rrezitur i vetëm në një plazh, ku përpos atij nuk shihet asnjë njeri tjetër, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar më poshtë është filmuar në Rimini, në një prej destionacioneve më të njohura turistike në Itali.

Policët në pamundësi për të patrulluar në çdo hapësirë, po përdorin dronët për të parë nëse dikush i ka thyer rregullat e izolimit, në veçanti nëpër plazhe siç edhe ishte rasti i këtij burri i cili sapo u shfaq në ekranin e policit që drejtonte dronin, u nisën drejt për tek ai.

Por qytetarët po e konsiderojnë si të tepruar reagimin e policëve, të cilët e dënuan burrin që qëndronte i vetëm në një plazh edhe pse qeveria kishte urdhëruar që të gjithë të qëndrojnë të mbyllur nëpër shtëpitë e tyre.

Në anën tjetër kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka konfirmuar se disa masa të vëna për shkak të pandemisë së coronavirusit, do të zbuten pas 4 majit. /Telegrafi/