Një polic është sulmuar në mënyrën më brutale të mundshme, derisa po tentonte të arrestonte një adoleshent brenda një qendre tregtare.
Një ditë pas festës së Krishtlindjes, një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke shkelmuar në kokë një polic, i cili ishte gjunjëzuar për ta arrestuar një adoleshent, transmeton Telegrafi.
Ai e goditi në kokë dhe menjëherë u largua nga vendi i ngjarjes sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe, ndërsa si rezultat i këtij sulmi zyrtari policor ka pësuar lëndime trupore.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në një qendër tregtare në Melbourne të Australisë, ndërsa zyrtari policor që është sulmuar ka deklaruar për mediat lokale, se është i lumtur që ka shpëtuar me disa lëndime sipërfaqësore, pasi ka mundur ta pësoi edhe më keq.
Policia ka bërë të ditur se ende nuk kanë informacione, nëse 16-vjeçari i arrestuari dhe sulmuesi i policit kishin ndonjë lidhje.
Ndërkaq pamjet janë publikuar më kërkesën e policisë, duke shpresuar se qytetarët do t’i ndihmojnë në identifikimin e sulmuesit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qzB1NfLcExg