Telegrafi

Derisa po shijon suksesin e këngës së re, Samanta nis pushimet

Samanta Karavella (Foto: Instagram)

Ditë më parë, këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella, publikoi projektin e ri muzikor. “Golosa” mban titullin kënga e saj, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, zeshkania ka zgjedhur t’i kalojë disa ditë të mira pushimi jo-produktive.

Si destinacion të pushimeve bukuroshja ka zgjedhur Miamin dhe duket se po argëtohet tejet shumë.

Ndërkohë që është aktive në rrjetet sociale, Samanta ka sjellë disa imazhe atraktive në Instagram, ku në plan të parë ka vënë linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samanta Karavella

E njëjta në ditët në vijim do të vijë po ashtu me projekte të tjera muzikore, ku as këtë vit nuk ka lënë anash koncertet përreth trojeve shqiptare.

Sakaq, këngëtarja Karavella pëlqehet për stilin e saj muzikor dhe tashmë numëron fansa të shumtë gjithandej. /Telegrafi/