Telegrafi

Derisa po shijon pushimet në Kep Merli, Dua Lipa: Nuk dua të largohem kurrë

Dua Lipa (Foto: Instagram)

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, prej disa ditësh po qëndron në trojet shqiptare.

Ajo ka realizuar një sërë aktivitetesh në Shqipëri, gjersa tani po kalon një kohë të mrekullueshme me familjen e po ashtu edhe me të dashurin e saj, modelin Anwar Hadid.

Të njëjtit momentalisht po shijojnë jugun e Shqipërisë, gjersa janë vendosur saktësisht në Kep Merli.

Dua Lipa (Foto: Instagram)

25 vjeçarja kësaj radhe ka ndarë disa imazhe të tjera në bikini, madje thekson se nuk dëshiron të largohet nga ky vend.

“Nuk dua të largohem kurrë”, ka shkruar ajo.

Lexo po ashtu ‘Dashuria ime’ – Dua Lipa shpërndan një tjetër fotografi të përbashkët me Anwar Hadid

Imazhet e shfaqin Lipën në formë të mrekullueshme përkundër se nuk munguan edhe disa pamje të vendit përrallor.

Familja Lipa ndërkohë në pushime kanë qenë të shoqëruar edhe nga kryeministri Edi Rama.

Artistja është mirëpritur gjithashtu edhe në Bashkinë e Tiranës nga Erion Veliaj, i cili i ka dhënë asaj disa dhurata në shenjë mirënjohje. /Telegrafi/