Telegrafi

Derisa po shërohet nga COVID-19, Genc Prelvukaj me një paralajmërim për projektin e ri

Foto: Instagram

Ai ditë më parë njoftoi fansat se është infektuar me COVID-19.

Megjithatë, ai tregoi se është duke u rikuperuar dhe se është në gjendje të mirë shëndetësore përkundër lajmeve se u shtrua në spital.

Derisa po shërohet nga virusi vdekjeprurës, Genci bëri të ditur se nesër lansohet kënga e radhës nga albumi “Gentivs II”.

Foto: Instagram

“Nesër në orën 10:00 publikohet kënga e 4 e albumit Gentivs II ‘Apokalipsa’. Qëndroni në linjë”, ka thënë ai.

Genci deri më tani publikoi tri këngë nga albumi përfshirë këtu, “Mungon”, “Bekim” dhe Ujk”.

Lexo po ashtu Genc Prelvukaj: Nuk jam shtrirë në spital, jam në përcjellje të terapisë

Këto projekte u pritën mirë dhe tanimë kanë mbledhur klikime të shumta në YouTube.

“Mungon” ndërkaq është e fundit dhe ka grumbulluar mbi një milion klikime në YouTube. /Telegrafi/